Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin në Komoran
Tre persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm në Komoran, ku një person ka humbur jetën.
Ndërsa gjendja e të lënduarve në aksident është stabile.
Kështu ka bërë të ditur për teve1.info Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla.
Syla ka thënë se të lënduarve u janë kryer të gjitha egzaminimet e duhura, teksa të njëjtit do të transferohen në Klinikën e Oftalmologjisë dhe Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale për tretman të metutjeshëm.
“Është stabile, janë kry të gjitha egzaminimet e duhura , i kemi observuar në QE gjerë pas orës 8, mandej do të transferohën në kl e oftalmologjisë dhe Kl e KMF për tretman të metutjeshëm”, – ka thënë Syla për teve1.info
Ndryshe, një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, më saktësisht në Komoran.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ku ka thënë se si pasojë e aksidentit një person ka humur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, – tha ai.
Krasniqi shtoi tutje se njësitet relevante policore janë marrë me aksidentin.