TikToku lë Islandën pa tranguj
Supermarketet në Islandë kanë mbetur në kaos për shkak të trendit në TikTok, që ka bërë kërkesë të paprecedentë për tranguj.
E gjitha ndodhi kur influencuesit në Islandë filluan të shpërndajnë një recetë sallate me tranguj të grirë, vaj susami, hudhra, uthull dhe spec djegës.
Receta është bërë aq e famshme sa fermerët në vend nuk kanë mundur të arrijnë kërkesën e lartë, ka thënë shoqata e fermerëve të Islandës.
Supermarketi “Hagkaup” i ka thënë BBC-së se blerjet e trangujve janë dyfishuar.
Shoqata e fermerëve ka thënë se ashtu si po shkojnë gjërat, fermerët nuk po munden të menaxhojnë që ta përmbushin kërkesën e konsumatorëve.