Dalin detaje të reja: Ky është zyrtari i ministrisë i arrestuar në Prizren, u kap edhe me armë ilegale

Dalin detaje të reja: Ky është zyrtari i ministrisë i arrestuar në Prizren, u kap edhe me armë ilegale

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Bëhet fjalë për Rafit Kurtishin, zyrtar në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Rasti ka ndodhur në parkingun e ish Benafit në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

Aksioni është zhvilluar për disa orë, ku janë kryer edhe bastisje dhe në asistim të policëve të stacionit policor në Prizren kanë qenë edhe njësi të tjera.

Tutje thuhet se te zyrtari i dyshuar është gjetur një armë me rreth 10 fishekë – që janë sekuestruar si dëshmi të rastit.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe nisjen e hetimeve.

Arrestohet zyrtari i ministrisë së Liburn Aliut, u kap në veturën zyrtare me dy vajza serbe

Shpërndaje në: