AKB: Vizita e shefit të CIA-s jap siguri për investitorët e huaj në Kosovë

AKB: Vizita e shefit të CIA-s jap siguri për investitorët e huaj në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka vlerësuar të rëndësishme vizitën e shefit të CIA’s, William Burns në Kosovë, duke theksuar se do të ndikojë në rritjen e sigurisë për investitorët e huaj që duan të investojnë në Kosovë.

Në një postim në faqen e AKB-së thuhet se Kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar i SHBA-së për sigurinë publike të Kosovës.

“Vizita e drejtorit të CIA-s William Burns jep siguri për investitorët e huaj në Kosovë. AKB e vlerson lartë vizitën dy ditore në Kosovë të drejtorit të e CIA-s, William Burns.
Kjo vizitë është përkushtim dhe besim i shtuar I SHBA-ve për sigurinë publike të kosovës që përcjell mesazh të sigurisë për investitorët e huaj dhe vendorë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.”, citohet të ketë thënë kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Shpërndaje në: