Shmanget një tjetër tragjedi në lumin Buna, 49-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura

Shmanget një tjetër tragjedi në lumin Buna, 49-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura

Një tjetër tragjedi është shmangur në lumin Buna, aty ku një 49-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura.

Policia e Shqipërisë raporton se qytetari me inicialet V. N. U pa duke kryer lëvizje të dyshimta te Ura e Bunës dhe tentoi të hidhej, por pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” u parandalua tragjedia.

49-vjeçari u shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor.

Shpërndaje në: