Kërkohet paraburgim për burrin që dhunoi një grua në Ferizaj

Kërkohet paraburgim për burrin që dhunoi një grua në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore, caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi nga Gjilani, për shkak të veprës penale “dhunim”.

Përmes një komunikate publike për media, Prokuroria ka njoftuar se ky i fundit më 12 gusht të këtij viti, në një motel të Ferizajt, e ka kërcënuar një vajzë se do t’i publikojë fotografitë nudo të saj, me ç’rast e ka detyruar pastaj të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 Gusht 2024, në Ferizaj në motelin “Bronkly”, me kanosje se do ti publikoj fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B., që të takohet fillimisht me restorantin “Hib Petrol” e pastaj e ka dërguar në motelin “Bronkly”, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do ti publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale “Dhunimi”nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, kanë bërë të ditur se i pandehuri tanimë gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

 

Shpërndaje në: