Elezi: Deri më 30 gusht partitë politike duhet të njoftojnë për koalicionet e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit

Elezi: Deri më 30 gusht partitë politike duhet të njoftojnë për koalicionet e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen.

Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Gjithashtu, deri më 30 gusht 2024 është afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

Valmir Elezi nga KQZ`ja ka thënë se Deri më 30 gusht partitë politike duhet të njoftojnë për koalicionet e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shpërndaje në: