Shpëtohet foshnja që ishte bllokuar në ishullin grek për tre ditë pa ujë
Një i porsalindur është shpëtuar pasi mbeti i bllokuar me prindërit e tij për tre ditë në ishullin grek të Tilos, tha policia.
Trafikantët e qenieve njerëzore braktisën një grup refugjatësh në brigjet e detit Egje, duke përfshirë gra shtatzëna dhe foshnja, pa ushqim dhe ujë.
Djali, i cili thuhet se ishte vetëm 50 ditësh, ishte në mesin e dhjetërave që u bllokuan në një zonë malore.
Meqenëse burimet e tyre ishin të pakta, prindërit e tij u detyruan të përdornin ujin e detit për të bërë qumështin e tij. Pas tre ditësh, autoritetet më në fund shpëtuan foshnjën, ndërsa të tjerët u morën nga zona me helikopter.
Kryetarja e Bashkisë së Tilos, Maria Kamma ndau pamjet e operacionit, duke treguar një burrë që përqafonte fëmijën përpara se të hipte në një varkë, transmeton Klankosova.tv.
Mediat lokale raportojnë se foshnja është e sigurt dhe e shëndetshme.