Takimi i Kurtit me Drejtorin e CIA-s: Qeveria thotë se kryeministri e njoftoi për rritjen e bruto produktit në Kosovë

Takimi i Kurtit me Drejtorin e CIA-s: Qeveria thotë se kryeministri e njoftoi për rritjen e bruto produktit në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin e zhvilluar mes Kryeministrit Kurti dhe Drejtorit të CIA-s, William Burns.

Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.

Ndër të tjera, Qeveria njofton se Kurti e ka njoftuar Drejtorin e CIA-s për rritjen e Bruto Produktit Vendor.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

 

 

Shpërndaje në: