Mund të vazhdoni të qetë të ngopeni me djathë sepse nuk ju shëndosh!
Është lajmi që të gjithë donim të dëgjonim. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Dublinit, personat që konsumojnë më shumë djathë janë më të dobët sesa ata që nuk e konsumojnë.
Për më tepër, duket se konsumimi i djathit nuk rrit as nivelin e kolesterolit.
Studiuesit vëzhguan efektet e konsumimit të bulmetit në 1’500 persona të moshave nga 18 në 90 vjeç dhe zbuluan se ata që konsumonin më shumë bulmet, kishin përqindje dhjamore të trupit më të ulët, tension më të ulët të gjakut dhe bel më të hollë.
Ajo që u bëri më shumë përshtypje madje është fakti që personat që konsumonin bulmet me yndyrë të reduktuar, na fakt kishin nivele më të larta të kolesterolit.
Ky studim mbështet disa studime të tjera që thonë se yndyrat e ngopura që gjenden tek djathi nuk rrisin nivelin e kolesterolit për shkak të disa përbërësve unikë.
Poashtu, një studim tjetër nga Universiteti i Kopenhagenit zbuloi se djathi i bën shumë mirë zemrës.
139 vullnetarë morën pjesë në një eksperiment 12-javor. Në këtë periudhë ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.
Për habi, grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në kolesterolin e keq, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua, pasi iu rrit niveli i kolesterolit të mirë. /Telegrafi/