Grabitet me armë një institucion financiar në Prishtinë
Të premten është kryer një grabitje në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.