Ukrainasit hakojnë kanalet televizive ruse – shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

Ukrainasit hakojnë kanalet televizive ruse – shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

Inteligjenca ukrainase “hakoi” kanalet televizive ruse dhe tregoi të vërtetën e luftës.

Burime të inteligjencës ukrainase deklaruan për RBC-Ukraine se specialistë kibernetikë nga GUR sulmuan serverët e kanaleve televizive ruse.

Videot u shfaqën tri herë në kohën kryesore në “Pervouralsk TV, Eurasia 360, Eurasia, Channel One” dhe të tjerë

Siç u përmend, disa nga kanalet e sulmuara janë pjesë e mbajtjes mediatike të oligarkut vendas Andrey Komarov.

Një sërë kanalesh televizive u detyruan të ndalonin transmetimin për një kohë të gjatë.

Ndryshe, hakerët edhe më parë kanë vepruar kështu duke informuar publikun rus për luftën në Ukrainë.

Shpërndaje në: