E kryer, Arsenal përforcon mesfushën me Mikel Merinon

E kryer, Arsenal përforcon mesfushën me Mikel Merinon

Arsenali ka arritur marrëveshje në parim për të nënshkruar me mesfushorin Mikel Merino nga Real Sociedad për një tarifë prej 33.5 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

28-vjeçari spanjoll pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me opsion për një vit shtesë, gjë që konfirmohet nga shumë media.

Nënshkrimi i Merino  shënon blerjen e tretë të verës së Arsenalit, pas transferimit të përhershëm të David Raya dhe Riccardo Calafiorit.

 

Me Merinon në skuadër, fokusi i Arsenalit pritet të zhvendoset në forcimin e mëtejshëm të skuadrës së tyre përpara sezonit të ri.

Merino sjell një përvojë të madhe, pasi ka luajtur për Osasunan, Borussia Dortmundin, Newcastle Unitedin dhe Real Sociedadin, si dhe ka 28 paraqitje për Spanjën, duke përfshirë trofeun e Euro 2024.

Ardhja e tij shihet si një nxitje e rëndësishme për opsionet e mesfushës së Arsenalit, ku edhe aktualisht ka emra të rëndësishëm në këtë repart. /Telegrafi/ 

Shpërndaje në: