Xiaomi Mi6 së pari vjen me procesorin Snapdragon 821
Kështu, sipas spekulimeve të fundit, kompania do të lansojë një version të telefonit me Snapdragon 821, në mënyrë që të mund të shfaq sa më shpejtë pajisjen në treg.
Disa kompani të tjera kanë bërë të njejtën gjë – LG me G6 dhe Sony me Xperia XZ. Në këtë mënyrë, duket se versioni kryesor i telefonit me Snapdragon 835 do të lansohet një ose dy muaj më vonë.
Fillimisht, do të kemi modelet e MI 6 me S821 dhe Helio X30. Ndërsa në maj, mund të presim modelin kryesor me S835, në të njejtën kohë kur pritet të lansohet edhe XZ Premium nga Sony.