Shefi i CIA’s në Kosovë, Kurti në Çikago, Syla: Budallaki, marre e poshtërim
Analisti dhe komentatori politik, Valon Syla, ka thënë se “shefi i shefave”, dhe zotëruesi i sekreteve politike duke ju referuar shefit të CIA’së, i cili po qëndron në Kosovë, por se kryeministri Albin Kurti, nuk ndodhët këtu, ai ka ironizuar duke thënë se ndodhet në një “party në Chicago” dhe duke i kryer disa takime të lodhëta.
Syla tha se kryeministri jonë “digitron” është në një party dhe duke i kryer disa takime të lodhëta në Chicago, përderisa shefi i CIA’s ndodhet në Kosovë.
Tutje Syla tha se nuk ka më “budallaki e poshtërim” që kryeministri i vendit mos me e pritë në shtëpi, shefin e CIA’s, William Burns, e që një vizitë e këtij niveli, po bëhet për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Me gjasë që Shefi i CIAs paska ardhë ne Kosove e Albin Kurti sështë knej. Pra, Shefi i shefave dhe zoteruesi i sekreteve dhe politikes sekrete. E Kryeministri jone digitron, eshte ne një party në Chicago edhe tu i kry do takime te lodhta.
Besoni se nuk ka ma marre, ma budallak, ma poshtnim se me pas Kosova një Kryeminister t’vendit qe nuk e pret te shpija Burnsin, shefin e CIA qe per here te pare po vjen ne Balkan pas Pavarësisë. Kuku për neve qa na ka gjete me kete autist politik. Marre po mvjen.”, ka shkruar Syla.