Lipjanasi e gjeti portofolin me para e dokumente, e dorëzon në polici
Një qytetar nga Lipjani kishte dorëzuar sot në stacionin policor një portofol që e kishte gjetur në rrugë, e në të cilin kishte dokumente personale dhe një shumë të parave.
Në njoftimin e policisë thuhet këto i ishin kthyer pronarit.
“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.