Haradinaj me kritika të ashpra për Qeverinë: MASHTRIMI S’KALON
Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Kurtit për tre vite radhazi, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Haradinaj u shpreh se nuk ka tallje më të madhe se sa të thuash fitoren ma kanë dhënë rinia, gratë dhe diaspora e të llogaritësh prapë në mbështetjen e tyre duke i nëpërkëmbur.
“…Të rinisë e cila as nuk ka punë, as të hyra, as arsim cilësor e as shpresë se kjo qeveri e ky kryeministër, mund ta ndryshojë gjendjen për ta. Nuk ka fyerje më të madhe se sa të thuash e kemi mbështetjen e grave, kur pozita e gruas e përfshirja e saj në jetën publike, është pothuaj e papërfillshme. Të diasporës që i janë mbyllur të gjitha dyert për të investuar, për të kontribuar e për tu bërë pjesë e vendimmarrjes në vendin e tyre.”- ka shkruar ai.