FDA-ja aprovon xhelin kundër gjakderdhjes
Pasi gjakderdhja mund të shkaktojë vdekjen brenda minutave në fushëbetejë, ndihma e parë që mund të ndalonte gjakderdhjen do të mund të shpëtonte jetë.
TraumaGel, një produkt i avancuar i ndihmës së parë, që është zhvilluar nga marka e bioteknologjisë, “Cresilon Inc.” e që është për gjakderdhjet, është aprovuar nga Administrata për Ushqim dhe Barna e SHBA-së, shkruan “I-hls”.
Ky produkt përdoret për të ndalur gjakderdhjen e shkaktuar nga lëndimet. Është krijuar për tu aplikuar direkt në plagë që të ndihmojë ndaljen e gjakderdhjes dhe mund të përdoret si nga mjekët ashtu edhe nga fillestarët, pasi vjen në një shiringë paraprakisht të mbushur për aplikim të lehtë.
I bërë me kombinim të algave e komponimeve kërpudhore, xheli përmban substanca me agjent hemostatik dhe është krijuar të veprojë shpejt duke ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut nga humbja e gjakut.
Pasi në mënyre efektive ndalon gjakderdhjen e rëndë, TraumaGeli mund të jetë i domosdoshëm në situata urgjente, potencialisht duke shpëtuar jetën, duke kontrolluar humbjen e gjakut, derisa të sigurohet kujdes më i avancuar mjekësor.
Kompania që krijoi xhelin ka deklaruar se i janë gëzuar aprovimit të FDA-së pasi TraumaGel është arritje monumentale dhe sjell një tjetër hap përpara në qëllimin e tyre për të shpëtuar jetë dhe të transformojnë standardin e kujdesit emergjent.
“Xheli ynë me teknologjie hemostatike është shumë më i avancuar se të gjitha llojet e xheleve hemostatike që janë bërë deri më tani”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Përveç që është e përdorshme për ushtrinë, substanca do të jetë e në dispozicion edhe për agjencitë shëndetësore qeveritare, profesionistët mjekësorë dhe shërbimet e urgjencës.
TraumaGel nga Cresilon, pritet të lansohet në tregun e Shteteve të Bashkuara, në fund të vitit 2024.