Berisha: Qeveria qëllimshëm nuk po ndan buxhet për mbrojtjen ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Berisha: Qeveria qëllimshëm nuk po ndan buxhet për mbrojtjen ndaj ish-krerëve të UÇK’së

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha përmes një statusi në “Facebook” ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson, shkruan Periskopi.

 

Teksa ka përmendur shpenzimet e Qeverisë për naftë, Berisha u shpreh se Qeveria qëllimshëm nuk po ndan buxhet  për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK’së.

“Brenda 3 viteve, Albini rreth 30 milion € i ka ka bër “rrush e kumbulla” për naftë duke u shetitur me xhipa të zi nëpër Kosovë e 31 milion € për eksursione me aeroplan, kurse hijenave të regjimit nuk ju pengon, ndêrsa Kosova sipas logjikës së tyre të sëmur, çenka fikën që 4 milion € e paska paguar avokatin e Kadri Veselit! “- ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: