Krijohen kolona në Merdarë, deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova
Fluks më i madh i automjeteve është krijuar në pikëkalimet kufitare.
Në Merdarë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tri orë, sipas përditësimit të fundit.
Ndërkohë, tek Dheu i Bardhë pritjet janë 30 minuta. Edhe në Jarinje pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi gjysmë ore.
Në pikat tjera kufitare, nuk ka pritje më shumë se 10-15 minuta.