Selimi paralajmëron edhe për dy vizita të zyrtarëve të NATO-s, pas Ruges dhe drejtorit të CIA-s në rajon

Selimi paralajmëron edhe për dy vizita të zyrtarëve të NATO-s, pas Ruges dhe drejtorit të CIA-s në rajon

Petrit Selimi, ish-kryediplomati i Kosovës, duke përmendur vizitën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge në Kosovë, vizitën e drejtorit të CIA-s në rajon, dhe, sipas tij, mundësinë që në javët e ardhshme vendin mund ta vizitojnë edhe Tom Goffus, një tjetër ndihmës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, si dhe admirali amerikan të NATO’s, Stuart Munsch, tregon në çfarë situatë të brishtë gjendet Kosova aktualisht.

Kosova sapo u vizitua nga Ruge Boris Ndihmës Sektori i NATO-s. Kam dëgjuar në Bruksel se Tom Goffus, një tjetër Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm mund të na vizitojë javët e ardhshme, si dhe admirali amerikan/NATO Stuart B. Munsch i JFC_Naples. Drejtori i CIA-s Burns gjithashtu tani në rajon. Tregon shumë se ku jemi”, shkroi Selimi në “X”.

Shpërndaje në: