Tre të vdekur dje në Kosovë, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet lidhur me raportimet për tri vdekje dje në Kosovë.
Në Prishtinë, një burrë u gjet dje i vdekur në banesën e tij. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Edhe në Gjilan një burrë u dërgua pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Edhe për vdekjen e tij policia nisi hetimet.
“Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq në Prizren një person u gjet poashtu i vdekur.
“Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.