Shala i PSD-së: Kurti, ideologjiksht është anti-amerikan me këtë edukohen në Vetëvendosje
Ish- anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Asdren Shala, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ideologji kundër Amerikës.
Ai ka thënë se kjo ideologji ka qenë edhe në Vetëvendosje.
Siç ka thënë Shala, tani anëtar i PSD-së, në Vetëvendosjes i edukojnë për anti- amerikanizëm.
“Kam qenë në Vetëvendosje, aty unë e di çfarë baze ideologjike u jepet. I edukojnë me anti-amerikanizëm, e di saktë këtë punë. Kurti është edhe kundër demokracisë”, ka thënë Shala .
Ai ka thënë se Kurti është i padëshiruar nga Amerika dhe se ajo nuk pritet në takime zyrtare.
Ndryshe, akuzat e Shalës se Kurti është kundër Amerikës, i kanë hedhur poshtë analistët në studioni, Tmorr Avdia, Visa Xani e Selam Shkodra.
Ata kanë thënë se ka mospajtime mes Kurtit dhe ShBA-së për disa vendime të Qeverisë por që nuk ka veprime kundër Amerikës./tëvë1/