Sulmet izraelite vrasin të paktën 50 palestinezë brenda 24 orëve
Sulmet ajrore izraelite në Gaza vranë të paktën 50 palestinezë në 24 orët e fundit, thanë të mërkurën zyrtarët shëndetësorë palestinezë, pasi Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken përfundoi vizitën e tij të fundit në rajon pa arritur një marrëveshje për armëpushim.
Ndërsa diplomacia e minutës së fundit vazhdoi për të ndaluar luftën 10-mujore midis Izraelit dhe Hamasit.
Ushtria izraelite tha se avionët goditën rreth 30 objektiva në të gjithë Rripin e Gazës, duke përfshirë tunele, vende lëshimi dhe një post vrojtimi, ka raportuar Reuters