Selmanaj: Nuk mundesh me qenë me Amerikën dhe me përkrahë Albin Kurtin
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj thotë se anipse kryeministri Albin Kurti ‘ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës’.
Sipas tij, nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën edhe ta përkrahësh Kurtin.
“Miku i mirë në ditë të vështira.
Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës.
Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”, shkroi Selmanaj.