Vizita e shefit të CIA-s në rajon, Tahiri: Ka një porosi të tërthorët edhe për Kosovën
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar vizitën e shefit të CIA-së, Williams Burns, në rajon.
Ajo ka bërë me dije se kjo vizitë ka dy porosi.
Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se njëra prej porosive ka të bëj me edhe me Kosovën.
“Vizita e papritur e shefit te CIA Ëilliams Burns ne rajon ka rendesi strategjike per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Vet fakti qe kjo vizite u realizua ne Bosnie dhe me pas ne Serbi tregon se porosia eshte per destabilizuesit e rajonit, mirepo ka dhe nje porosi te terthorte per Kosoven meqenese Dialogu Kosove – Serbi ishte po ashtu ne fokus. Me Ëilliam Burns kam pasur takim zyrtar ne Ëashington, ne Mars 2011, menjehere kur mora Detyren e Kryenegociatores ne Dialogun e Brukselit – Ne ate kohe Ëilliam Burns ishte Zevendes Sekretar Sheti i Amerikes”, ka shkruar Tahiri.