Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Qytetarja në Pejë e dorëzon në Polici kuletën me para dhe dokumente që e gjeti në rrugë

Policia në Pejë ka njoftuar se një qytetare e ka gjetur një kuletë në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku kishte 280 euro, 500 franca zvicerane dhe dokumente.

Ato i janë kthyer pronarit.

Njoftimi i plotë:

Me datë 21. 08. 2024, në Stacionin Policor Pejë, ka ardhur qytetarja, F. H. e cila ka sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë. Në kuletë kishte të holla dhe dokumente personale:

– Dyqind e tetëdhjetë (280) Euro

– Pesëqind (500) franga Zvicerane

– Dokumente personale

Të gjitha gjërat e lartë cekura i janë kthyer qytetarit (viktimës)

Policia e Kosovës, falënderon qytetaren për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Shpërndaje në: