Hamza në 7-vjetorin e vdekjes së Bajram Rexhepit: E kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka përkujtuar ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi në 7 vjetorin e vdekjes.
Hamaza ka thënë se Kosova dhe Mitrovica 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës.
“Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Shkrimi i tij:
Kosova dhe Mitrovica, 7 vjet më parë, mbetën pa njeriun e popullit, mjekun e luftës, kryeministrin e parë të pasluftës, Bajram Rexhepin.
Sot, në përvjetorin e shkuarjes së tij në amshim, e kujtojmë si figurë unifikuese të politikës në Kosovë. Ai ishte i pandalshëm në angazhimin e tij me dekada të tëra për fuqizimin e shtetit tonë.
Si mjek e humanist, si kryeministër e ministër i Qeverisë së Kosovës, si kryetar e qytetar i Mitrovicës, si mik e bashkëpunëtor, Bajram Rexhepi ishte gjithnjë i dëshmuar.