Vdes personi që kishte rënë para disa dite në një pusetë në Prishtinë

Vdes personi që kishte rënë para disa dite në një pusetë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë personi i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve pasi kishte rënë në një pusetë.

Në raportin 24 orësh viktima kishte rënë në pusetë më 9 gusht.

“Prishtinë / 09.08.2024 – 21:30. Më 19.08.2024 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi kishte rënë në një pusetë të hapur më 09.08.2024”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

Shpërndaje në: