Mbi 6 mijë serbë i konvertuan patentë shoferët e ilegalë të Serbisë në të Kosovës
Qytetarët Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegalet në ato të Republikës së Kosovës.
Deri dje janë konvertuar 6100 patentë shoferë, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e ka zgjatur afatin për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.
Ministri Xhelala Sveçla ka deklaruar se vendimi për shtyrje të konvertimit të patentë shoferëve ka ardhur pas kërkesës së madhe të serbëve për konvertim.
Por pas dates 23 gusht, është paralajmëruar se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.