Një grua dyshohet se vrau kunatin e saj: Çka dihet deri më tani rreth ngjarjes tragjike në Prishtinë?

Një grua dyshohet se vrau kunatin e saj: Çka dihet deri më tani rreth ngjarjes tragjike në Prishtinë?

Një vrasje ka ndodhur sonte rreth orës 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi”, në Prishtinë.

E dyshuar për vrasjen është një grua me inicialet N.M, e cila është vetëdorëzuar në Polici.
N.M është e dyshuar se vrau vëllain e bashkëshortit, kunatin e saj Xh.M.

Në media u raportua se gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

Flora Ahmeti, zëdhënëse PK-së për rajonin e Prishtinës, pas rastit konfirmoi për Periskopin se ngjarja ka ndodhur në orën 19:20 në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër .Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

Mediat kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes. Teksa para disa minutash, në pamjet e publikuara nga Klan Kosova, shihet automjeti i Forenzikës duke u larguar nga vendngjarja. /Periskopi/

 

 

Shpërndaje në: