Berat Rukiqi tregon ‘receten e mafisë energjetike’: Nga kjo formë ka përfituar financiarisht VV

Berat Rukiqi tregon ‘receten e mafisë energjetike’: Nga kjo formë ka përfituar financiarisht VV

Zyrtari i LDK’së, Berat Rukiqi, ka reaguar pas aktakuzës ndaj Nagip Krasniqit për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar”.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se cila është sipas tij, receta e mafisë energjetike.

“Receta e mafise energjetike.
1. Kontrate kornize me kompani te palicencuar, pa procedura konkurruese
2. Shit energji me çmim te ulet, te kompania e palicencuar
3. Mbaje bllokun ne remont pakufi
4. Blej energji me shtrenjte, nga kompania e palicencuar, ne kohen qe bllokun e ke ne remont
5. Shfrytzoje per ndermjetsim Ambasadorin me ndikim ne pushtet (Martin Berishaj)”, shkroi ndër të tjera ai.

Rukiqi, tutje shton se “Veç nje naiv trushperlare, beson qe kjo recete, nuk e ka miratimin e kupoles se partise ne pushtet dhe qe partia ne pushtet nuk ka perfituar financiarisht nga kjo forme e shitblerjes se energjise elektrike”.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: