Selmanaj: Gërvalla, Krasta e Dejona janë porositës të lajmeve të rreme

Selmanaj: Gërvalla, Krasta e Dejona janë porositës të lajmeve të rreme

Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Driton Selmanaj ka thënë se akush nuk është suspenduar ose është marrë ndonjë masë ndaj kujdo që ka bërë shkejle ligji ose çfardo skandali tjetër, si rasti i RTK për lajmin e rremë ndaj mediave gjatë qeverisë Kurti.

Selmanaj ka thënë se dikur kur ndodhte ndonjë skandal, në qeveritë e kaluar ose merreshin masa ose ndokush suspendohej, e kjo nuk po ndodh edhe në qeverisjen e VV`së.

Ai ka përmendur këtu rastin e RTK, ku ka thënë se do të duhej të largoheshin Rilind Gërvalla, Adi Krasta e Dejona Mihaili.

“Në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e fake neës, në pamundësi për të ndryshuar diçka për mirë, po largohen profesionistët”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Dikur, kur ndodhte ndonjë skandal, së paku dikush suspendohej ose merreshin masa tjera ndaj atyre keqbërësve.
Sot, e keqja ka triumfuar mbi të mirën. Shërbimi ndaj Kurtit si lider i sektit ka arritur kulmin. Po shkelen të gjitha ligjet, parimet dhe standardet etike, duke mos ndërmarrë asnjë masë ndëshkuese ndaj anëtarëve të sektit te tyre.
Në vend që të largohen militantët e VV-së (Dejona, Krasta, Rilind Gervalla &co) që janë porositësit e fake neës, në pamundësi për të ndryshuar diçka për mirë, po largohen profesionistët.
RTK dhe sulmi ndaj medieve e gazetarëve profesionistë, është vetëm njëri nga segmentet ku shpërfaqet logjika kapëse e sektit LVV!

Shpërndaje në: