Personi më i vjetër në botë vdes në moshën 117-vjeçare
Ka vdekur personi më i vjetër në botë.
Pensionistja spanjolle Maria Branyas Morera, e cila lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i mbijetoi murtajës dhe dy luftërave botërore, vdiq në moshën 117 vjeçare, ka zbuluar familja e saj.
“Maria Branyas na ka lënë. Ajo vdiq ashtu siç deshi, në gjumë, e qetë dhe pa dhimbje”, shkroi familja e saj në “X”.
Branyas jetoi dy dekadat e saj të fundit në shtëpinë e të moshuarve Santa Maria del Tura në qytetin Olot në Spanjën verilindore dhe festoi ditëlindjen e saj të 117-të atje në muajin mars.
Ekspertët ishin mrekulluar me shëndetin e saj mendor dhe fizik.