Osmani pas takimit me ndihmës Sekretarin e NATO-s: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike

Osmani pas takimit me ndihmës Sekretarin e NATO-s: Kosova e përkushtuar për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

Osmani në një postim në Facebook ka thënë se e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që NATO i jep Kosovës.

“Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka shtuar se Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë.

Shpërndaje në: