Deliu-Kodra: Të hetohet edhe Martin Berishaj si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar lidhur rastin ku Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Sipas Deliut skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, se sa ajo e Kryeshefit Krasniqi.
Deputetja ka përmendur ambasadorin Martin Berishaj, ku e ka cilësuar si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para.
Tutje ka kërkuar nga Prokuroria të merret jo vetëm me rastin e Kryeshefit Nagip Krasniqi por me gjithë sektorin energjetik.
Postimi i plotë i saj:
Nuk janë vetëm 3.5 milion euro taksa të qytetarëve, të cilat dyshohet se janë keqpërdorur nga ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi. Skandali me energjinë elektrike në Kosovë gjatë kësaj Qeverie, ka përmasa shumë më të mëdha, edhe rajonale.
Për këtë, dëshmi është ambasadori Martin Berishaj, si “tregtar i energjisë” duke bartur çanta me para. Prandaj, Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila dje ngriti edhe zyrtarisht aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit, njeriut të suksesshëm të Kryeministrit Kurti, duhet ta hetoj në tërësi të gjithë sektorin energjetik në vend gjatë kësaj periudhe.
Uroj që peri të mos këputet te Nagipi, por Prokuria ta ndjekë atë deri në zyrat më të larta të shtetit, atje ku e ka edhe fillin.