“Trepça” largon nga puna edhe një punëtor

“Trepça” largon nga puna edhe një punëtor

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një puntori tjetër.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes publike.

Bëhet e ditur se puntori që sot është larguar nga puna është me inicialet K.M.

Shpërndaje në: