Haradinaj, Kurtit: Vodhët bukën e Kosovës me ‘Ridin` e rrymën me Krasniqin e Berishajn
Ish kryeministri i Kosovës,Ramus Hardinaj, lideri i AAK`së ka akuzuar kryeminsitrrin e Kosovës Albin Kurti për disa raste të korrupsionit e ku në reagimin e tij ka përmendur ish hdrejtorin e KEK`ut Nagip Krasiqin, ambasadorin Martin Berishajn dhe Ridvan Muharremin.
Haradinaj ka thënë se kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”.
Ai ka vlerësuar se që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës.
“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu”. ka shkrua ia ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera, vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës.
Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin, e Nagipin dhe Martinin që ndërmjetësuan në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaçkë gjahu.
U mashtruan se kontratat e klasifikuara mbesin përgjithmonë të klasifikuara dhe u “flliqën” deri në atë masë sa blerjet e tyre rrezikojnë sigurinë e njerëzve të Kosovës. Asgjë nuk do të ndal deklasifikimin e këtyre kontratave dhe asgjë nuk do të ndal konfrontimin e hajnive të tyre me qytetarin e Kosovës. E shpejtë do të jetë dita kur lufta e njëmendtë kundër korrupcionit do të fillojë e “vajtuesit e ditës” do të shihet se janë kriminelët më të mëdhenj të këtij vendi.