Intervista boshe e Adi Krastës në RTK – Doli të flasë për lajmin e rremë kundër Periskopit, përfundoi duke përmendur urinën

Intervista boshe e Adi Krastës në RTK – Doli të flasë për lajmin e rremë kundër Periskopit, përfundoi duke përmendur urinën

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Adi Krasta doli të tregojë rreth situatës së tri javëve të fundit për lajmin e publikuar të paargumentuar kundër Periskopit dhe Nacionales, të cilët akuzohen se gjoja dy mediat financohen e kontrollohen nga Vuciqi.

Kështu të paktën tha ai dje gjatë një prononcimi për Periskopin.

“A e dini si është puna. Unë sone  në orën 20:00 kam vendosur të bëj një intervistë në RTK. Kështu që më duket jo normale të flas kundër kohe kur jam sonte në RTK për të gjitha elementet e temave. Kështu që unë ju kërkoj falje juve që nuk do mund të ju informoj përpara RTK`së… Bile une ju lus juve .. shpresoj shumë se do të ngriheni përtej ngjarjeve dhe pozicionimeve të momentit dhe kohës dhe të interesave  të zakonshme për të parë thënë të drejtën interesin e RTK`së sespe është shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës dhe ju falenderoj për mbështetje…”, tha Krasta për Periskopin.

 

Mirëpo, çfarë ndodhi?

Ai gjatë gjithë intervistës u mundua të devijoj situatën e krijuar, të iu ikë pyetjeve, duke përdorur fjali të çuditshme, si “heqja e kokave”.

“Nuk është primare historia e ndëshkimit. Ne nuk jemi insititucion policesk, nuk është primare për ne heqja e kokave. Kjo historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe në insititucione të tjera ku ka shqiptarë, që kërkojnë zgjidhjen duke e hequr dikë nga pozicioni. Nuk zgjidhet problemi por merret vendim për të destabilizuar njerëz dhe ndërkohë problemi është po i njëjti. Mua më intereson zgjedhja e problemit”, ka thënë Krasta.

Derisa Krasta u pyet se cilat do të jenë ndëshkimet për përgjegjësit që e publikuan një lajm të rremë për Periskopin, ai tha se lidhur me këtë ngjarje “krijuam kolegjium njerëzish të rëdësishëm që marrin vesh kah profesioni, vuam një filtër të mënjëhershëm dhe thamë kurrë më në të ardhmen RTK nuk mund të trajtojë një lajm të cilin e krijon vetë ose e merr nga burime të tjera kur ka ndjeshmëri të mëdha pa patur një dakordim të këtij kolegjiumi, nuk do të ndodh më”.

Ai po ashtu u pyet se si e sheh që deputetë të Vetëvendosjes bënë festë mbi këtë artikull në demonizimin e Periskopit dhe Nacionale, Krasta veç tha “nuk e komentoj”.

Komisioni e ka bërë të plotë, por është ngjarja e parë, por do të jetë një kolegjium i njreëzve që kanë karrierë, pastaj do të flas bordi, nuk do të fshihet. Është shpërbërë nga fsheja. Kolegjiumi do të bëjë analizë…”, vazhdoi Krasta në atë absurd.

E, takimin me Dejona Mihalin, zëvendësdrejtori I RTK-së, Adi Krasta e shpjegoi duke thënë se hyri për t’u urinuar, teksa tha se nuk ka lidhje me të.

Ai ka refuzuar të komentojë takimin, duke thënë se “nuk do të hyjë në zonën e thashethemeve”.

“Raporti im me zonjën Mihali është një raport, e di e kam të qartë në çfarë dimensioni kam. Zonja Dihali është një personazh shumë i njohur në Kosovë, pjesë e një lëvizje politike që është në pushtet”.

“Kafeja, para dhe pas urinimit që bëhet aty”, tha ndër tjerash Krasta.

“Aty bëjë shumë fotografi dhe takohesh me shumë njerëz, kam takuar aty edhe zonjën Kusari, ku kemi folur për RTK-në. Aty është një pikë takimi dhe jam i lumtur që njerëzit takohen aty”.

“Po, me thënë të drejtën çfarë thuhet dhe çfarë ndodh është  të komentosh atë që thuhet, dhe nuk komentoj ato që thuhen, sepse të tërheqin në zonën ku janë mjeshtra, në zonën e thashethemnajës institucionale, që ti duhesh t’i japësh shpjegime pse pi kafe në kafen e NBT-së”, ka vazhduar ai.

Nuk mjaftoi me kaq.

Krasta u mundua të u ‘shes’ mend edhe partive opozitare që e kanë bojkotuar

“Opozita nuk duhet të tregohet opozitë dembele, innjorante, inatcore. Pra, kam inat që je në pushtet ti, nuk vij në RTK se ti e ke kapur, kjo është fëminore “at best”. Është budallaqe, sepse ty të humb të drejtën të vish në programin “Prime” si opozitë” ka thënë ai.

Tutje, ka apostrofuar LDK’në.

“Ky është një mendim i LDK-së që praktikisht nuk ndihmon as Kosovën as LDK-në. Unë them që LDK-ja duhet të jetë vazhdimisht në RTK, edhe në programin “Prime”, ka thënë ai.

Adi Krasta I cili aktualisht mban pozitën si zëvendësdrejtor në RTK, e mohoi se ka kompetenca si të drejtorit.

“Që unë të bëhem u.d. drejtor i përgjithshëm do të duhej që Bordi të marrë një vendim që të kalojë kuorumin e përshtatshëm, sepse zëvendësdrejtori i përgjithshëm është në detyrë dhe do të drejtojmë derisa Bordi dhe këtu mbështesë jashtëzakonisht shumë ndjeshmërinë e OSBE-së, institucion që ka ndihmuar RTK-në dhe në përgjithësi transmetuesit publikë, që Parlamenti, Komisioni i Medias me shpejtësi shumë të madhe duhet plotësojë Bordin që ky organ të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së”, tha Krasta, derisa sqaroi se ka kompetenca të Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar juristja Flutura Kusari, duke thënë se Krasta e mohoi pozitën vetëm për t’i ikur përgjegjësisë publike.

Ajo madje tha, se pas intervistës së Krastës, u dëshmua se Lëvizja Vetëvendosje do të Qeverisë në RTK përmes tij.

“Adi Krasta është ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së. Ai është Zyrtari Kryesor Administrativ (ZKA) dhe është i autorizuar në xhirollogarinë bankare të RTK-së, pra gëzon kompetenca të njëjta si drejtori i përgjithshëm. Ai po e mohon që e mban këtë pozitë për t’i ikur përgjegjësisë publike për mosndëshkueshmërinë rreth përhapjes së propagandës politike në RTK. Nice try por nuk i hecë. Intervista e Adi Krastes konfirmoi që Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë shlirë në RTK përmes Adit dhe anëtarëve të mbetur të bordit. Mirë qe u konfirmua zyrtarisht. Megjithatë, ai dhe bordi nuk do ta kenë të lehtë sepse ka shumë në RTK që nuk i nënshtrohen as atij e as VV-së”, u shpreh ajo në një postim në Facebook.

Ndërsa, Ehat Mifaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, ka thënë se intervista e Adi Krastës, që aktualisht e ushtron edhe detyrën e Drejtorit të RTK-së, dëshmon se “ka mungesë të theksuar të integritetit moral dhe personal në raport me pozitën që mban.”

Duke komentuar qëndrimet e Krastës, Miftarafaj tha se ai dëshmoi se “se pozitën e zv.Drejtorit Gjeneral të RTK e sheh si privilegj dhe asesi si përgjegjësi, përgjegjshmëri, llogaridhënie dhe integritet në raport me interesin e publikut.”

Ndryshe, Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se rasti i skandalit në lidhje me publikimin e të artikullit ku sulmoheshin me lajm të rremë, dy mediumet: Nacionale dhe Periskopi, duhet të marrë një epilog.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se njerëzit përgjegjës dihen tashmë duke shtuar se “mbase edhe duke shkarkuar zotin Adi Krasta që nuk merrte masa ndaj atyre që e kanë shkaktuar skandalin pas gjithë fakteve të ofruara”.

“Nuk ka marrë epilog, njerëzit përgjegjës që tashmë dihen dhe diheshin që nga dita e parë vazhdojnë të jenë në krye të RTK, duke përfshirë së pari Ardi Krastën dhe pastaj edhe Rilind Gërvallën, ushtruesin dhe të tjerët. Ata do duhej ta çonin deri në fund për t’i dhënë epilog kësaj, mbase edhe duke shkarkuar zotin Ardi Krasta që nuk merrte masa ndaj atyre që e kanë shkaktuar skandalin pas gjithë fakteve të ofruar dhe pas atij raporti të detajuar të Komisionit i cili i vërtetoi ato që ishin ditur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Shpërndaje në: