Maliqi pas intervistës së Krastës: Për me pas pozitë të lartë në një institucion, duhet m’i njoft ligjet
Ish kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi ka shkruar pas intervistës së Adi Krastës, i cili doli të sqaroj për lajmin e rremë që televizioni publik ka publikuar kundër Periskopit, mirëpo nuk tregoi asgjë.
E, Maliqi tha se me pasë një pozitë në një institucion publik, duhet së pari me i njohur ligjet, që sipas saj RTK i ka shumë qarta.
Postimi i plotë:
Për me pas pozitë të lartë në një institucion publik, duhet së pari m’i njoft ligjet dhe rregulloret me të cilat funksionon ai institucion.
Edhe rregulloret e RTK te qarta jane, vec mi lexu e zbatu!