Krasta u ‘shet’ mend partive opozitare: Nuk duhet të tregohen dembelë, inatçorë e të mos vijnë në RTK

Krasta u ‘shet’ mend partive opozitare: Nuk duhet të tregohen dembelë, inatçorë e të mos vijnë në RTK

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i RTK Adrian Krasta, i cili së fundi është akuzuar nga ish- Kryetari  i Bordit të RTK’së se nuk ka ndërmarrë asgjë ndaj drejtorit të televizionit Rilind Gërvalla për skandalin me Slobodna Bosna, ka folur sonte në RTK.

Përvec tjerash aty ka përmendur edhe partitë opozitare kosovare që po e bojkotojnë RTK’në me arsyetimin se është kapur nga pushteti.

“Opozita nuk duhet të tregohet opozitë dembele, innjorante, inatcore. Pra, kam inat që je në pushtet ti, nuk vij në RTK se ti e ke kapur, kjo është fëminore “at best”. Është budallaqe, sepse ty të humb të drejtën të vish në programin “Prime” si opozitë” ka thënë ai.

Tutje, ka apostrofuar LDK’në.

“Ky është një mendim i LDK-së që praktikisht nuk ndihmon as Kosovën as LDK-në. Unë them që LDK-ja duhet të jetë vazhdimisht në RTK, edhe në programin “Prime”, ka thënë ai.

“Të gjithë duhet të vijnë, duhet të ndryshojë ky mentalitet. Të vijnë e të flasin e të bëjnë analiza si mund të ndryshojë ky vend”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: