Adi Krasta sot rrëfehet në RTK, Kusari: Mezi pres ta shoh
Juristja e medias, Flutura Kusari, ka komentuar paralajmërimin se sonte zëvendësdrejtori i RTK-së, Adi Krasta, do të “rrëfehet” për mos marrjen e masave ndaj përgjegjesve që postuam lajmin e rrejshëm të Slobodna Bosnës në RTK, ku linçoheshin dy media kosovare se gjoja financoheshin nga Serbia.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se mezi pret ta shoh intervistën e Krastës.
Ajo ka treguar edhe pritjet që ka nga kjo intervistë.
“Adi Krasta qenka sonte ne RTK. Mezi pres ta shoh. Shpresoj qe Adi do te perdore te njejtat standarde, te cilat i perdorim bashke per me te per te luftuar kontrollin politik te mediave ne Shqiperi. Puna jone e perbashket eshte e dokumentuar ne kete link, dhe ne linkun vijues”, ka shkruar Kusari.