Musliu-Shoshi: E shokuar nga procesverbali i mbledhjes së Bordit të RTK-së
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se është shokuar nga procesverbali i mbledhjes së Bordit të RTK-së, i cili sot është publikuar në gazetën Nacionale.
Musliu-Shoshi ka thënë se implikimi i institucioneve të sigurisë kundër mediave është precedent i rrezikshëm.
“Në asnjë shtet demokratik nuk ndodh që zyrtarët e sigurisë t`i tregojnë drejtorit të televizioni publik, se çka duhet të editohet në lajme. Një praktikë e tillë e dimë se në cilat vende aplikohet. ‼️Këto janë shenja të qarta që tregojnë se nga po rrëshqet Republika e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Musliu-Shoshi.