“Vdekje shqiptarëve” grafiti anti-shqiptar në Bujanoc – reagon Shaip Kamberi
Pas grafitit anti shqiptar në Bujanoc, ka reaguar ashpër deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Kamberi ka thënë se këto mesazhe janë shndërruar në përditshmëri, duke theksuar se këto mesazhe janë një tregues i rritjes së tensioneve dhe urrejtjes ndaj shqiptarëve në Bujanoc.
Ai i ka ftuar organet e rendit që të merren me rastin.
Reagimi i plotë:
Mesazh i ri antishqiptar në Bujanoc
Mesazhet kërcenuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndrruar në përditshmëri.
“Vdekje shqiptarëve. Nuk ju duam. Kosova është Serbi”!
Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji.
Gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc kan marr hov. Ftoj organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.