Për 5 ditë 177 të infektuar me COVID 19, IKSHP del me rekomandime
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike pas një kohe të gjatë ka dal me analizat dhe testimet e rasteve me COVID – 19 në Kosovë.
Sipas tyre, nga 400 mostra të marra, 177 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID – 19.
IKShP më poshtë ka dhënë edhe disa rekomandime.
Njoftimi i plotë:
Përditësim rreth COVID-19
ℹ️ Bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend, IKSHPK konstaton një rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve.
ℹ️ Gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19.
ℹ️ IKSHPK rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike, rekomandohet të vaksinohen.
IKSHPK rekomandon, gjithashtu:
➡️Mbajtjen e higjienës, veçanërisht të duarve, shmangien e kontakteve me personat e infektuar, shmangien e tubimeve të mëdha dhe sidomos ato në ambiente të mbyllura;
➡️Ngritjen e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësore me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve
➡️Të respektohet bartja e maskave dhe mjeteve tjera mbrojtëse si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19
➡️Rastet ambulantore dhe të hospitalizuara në ShSKUK, rekomandohet të analizohen nga ana e konziliumit të mjekëve
➡️Personat me simptoma të testohen
➡️Personat me imunitet të komprometuar të ri-vaksinohen!