Ish kryeinspektori i AKI`së për Rilind Gërvallën: Paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit, shumë dëm paska bërë

Ish kryeinspektori i AKI`së për Rilind Gërvallën: Paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit, shumë dëm paska bërë

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj drejtorit të Televizonit publik, Rilind Gërvalla në mbledhjen e Bordit të RTK-së pas publikimit të lajmit sulmues ndaj Periskopit dhe Nacionales.

Ramadani ka thënë se Gërvalla ja dëshmuar kundër shtetit dhe se ka bërë dëme të mëdha, pasi ka implikuar institucionet e sigurisë në raportimin skandaloz.

“Shumë dëm paska bërë! Shteti, kredibiliteti, partneriteti, mirëbesimi, individët. Të gjitha i paska goditur keq Gërvalla, pas mediave”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë;

Rilind Gërvalla paska ‘dëshmuar’ kundër shtetit!

Nëse Transkripti është autentik, Gërvalla i RTK-së e paska gjuajt “pataten e nxehtë” nga dora menjëherë, keq, pamëshirshëm, dhe frikshëm.

Një nga grupi i njerëzve të padijshëm dhe eksperimentalë.

Shumë dëm paska bërë!

Shteti, kredibiliteti, partneriteti, mirëbesimi, individët.

Të gjitha i paska goditur keq Gërvalla, pas mediave.

Këto kushtojnë.

Përgjegjësia nuk mund të shmanget.

Nuk besoj se do të kishte ndodhur pa presion dhe agjendë një dëm i këtillë.

Shpërndaje në: