Osmani thumbon sërish Kurtin për urën e Ibrit: Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë
Presidentja Osmani është takuar sot me komandantin e KFOR’it, Ozkan Ulutas, ku ka njoftuar gjithashtu se temë diskutimi ka qenë hapja e urës së Ibrit.
Sic shkruan Presidentja Osmani, hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Megjithatë, sipas Osmanit, që të ketë një sukses afatgjatë e të të qëndrueshëm- kjo duhet të bëhet me koordinim me aleatët.
Kjo është hera e dytë, që Osmani “thumbon”, kryeministrin Kurti i cili vazhdimisht kritikohet për moskoordinim me aleatët ndërkombëtarë.