Shpërthimi i vullkanit pas tërmetit në Rusi, pamje të pabesueshme të kapura në kamera
Tronditëse janë pamjet nga vullkani që shpërtheu në Kamchatka të Rusisë. Shpërthimi i një prej vullkaneve më aktivë në Rusi u shkaktua nga tërmeti 7 ballësh që goditi brigjet e gadishullit Kamchatka.
Tërmeti goditi në një thellësi prej 29 kilometrash dhe pati raportime për lëkundje të forta dhe “dëmtime mesatare deri të rënda” në qytetin më të afërt të Petropavlovsk-Kamchatsky, i cili ka një popullsi prej më shumë se 150,000 banorësh.
Sipas ekipit të reagimit ndaj shpërthimit vullkanik të Kamchatka (KVERT), avionëve u është lëshuar një paralajmërim “kodi i kuq”, niveli më i lartë i alarmit, për një sasi të konsiderueshme hiri në atmosferë.