Në Merdarë pritjet mbi një orë, e te Dheu i Bardhë kolonat deri në 100 metra – Gjendja në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, ka përditësuar të dhënat mbi pritjet në kufi.
Mbi një orë po presin njerëzit për të dalë nga Kosova përmes Merdares, ndërsa te Dheu i Bardhë kolonat janë deri në 100 metra.
Në Jarinjë pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa në pikat tjera është më qetë.