“Çet Kastrati është gangrena e Shqipërisë”

“Çet Kastrati është gangrena e Shqipërisë”

Gazetari, Ermal Mulosmani ka shkruar për oligarkun më të fuqishëm në Shqipëri, Çet Kastratin.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se anipse ka dyshime për korrupsion ende për blerjen e Aeroportit të Rinasit nga Kastrati, megjithatë ai ka pak lavëdata për këtë të fundit.

Sipas Mulosmanit, aeroporti sot është zhvilluar, e kjo meritë i takon Kastratit.

Por ai nuk mbaron me kaq.

Mulosmani ka një dilemë se si “Kastrati paralizon të gjitha mediat për uzurpimin e pyllit të Liqenit”.

Ai ka thënë se betoni në vend të oksigjenit, projekt që qytetarëve po i zvogëlohen hapësirat e gjelbërta, ndërsa mediat, politika e shoqêria civile, Mulosmani thotë se janë tredhur nga oligarku Kastrati.

Ai ka akuzuar Kastratin duke thënë se i ka kapur të gjithë pushtetarët.

 

Shkrimi i tij i plotë:

Dua të bëj një status pro Çet Kastratit. Është i pari status pro tij pas një numri të madh kundër. Do shpjegohem pak.

Unë kam qenë ndër të paktët që kam shkruar se dhënia e 13 viteve shtesë për përdorim të Aeroportit të Rinasit, menjëherë pas blerjes së tij nga Kastrati prej kinezëve, ka qenë akt mjaft i dyshimtë korruptiv. Pse 13 e jo 7 ose 16? Kush i zhvilloi negociatat me Kastratin? Aeroporti ka një fitim të konsoliduar prej minimumi 30 milion eurosh në vit. Pra, 13 vjet janë rreth 400 milionë euro fitim. Kjo aferë mbante erë. I qëndroj kësaj bindjeje edhe tani.

Nga ana tjetër, sot Aeroporti i Rinasit operon me një efikasitet të lartë, janë futur operatorë të rinj low cost dhe çmimet e biletave të udhëtimit ka rënë ndjeshëm. Në këtë kontekst, Kastarti meriton lëvdatë. Mundet edhe t’i kishte bërë naftën.

Ajo që unë kurrë nuk do të kuptoj është mënyra sesi Kastarti paralizon të gjitha mediat për uzurpimin e pyllit të Liqenit! 9 apo 10 kulla 20 katëshe mbinë në vendin ku dikur kishte pisha apo bredha 60 vjeçarë. Beton në vend të oksigjenit, kancer në mushkëritë e qytetarëve që çdo ditë u zvogëlohen hapësirat e gjelbra.
Dhe kanceri tjetër edhe më i rrezikshëm: tredhja e politikës, e medias dhe e shoqërisë civile! Si mundet një shoqëri të tridhet kështu nga një individ? A ka folë ndonjë herë Sali Berisha për uzurpimin e Liqenit Artificial me beton? Jo, kurrë. Se është i kapur. Një herë që shkrova në portal ma hoqën shkrimin. Me urdhër personal të Arben Ahmetajt ishte heqja e shkrimit, ma thanë më vonë. Kastrati është gangrena e këtij vendi. Sepse i ka kapur të gjithë. E dini sa kushton një metër katror në kullat që ka ndërtuar Kastarti brenda Liqenit Artificial?! Nuk kanë çmim!
Kastrati as nuk i shet ato kulla. Pse t’i shesë kur mundet të operojë me to duke i dhënë me forma tjera shumë më fitimprurëse.
Pushtetarët janë bashkëpronarë aty, nuk ka shpjegim tjetër.
Po Lela ka folur ndonjëherë ;)?

Nejse, nuk më doli edhe aq pro…;)

Shpërndaje në: